20:24 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / OSH

Juve përmbys rezultatin për fitoren e parë të sezonit

Skuadra e Juventus ka shënuar fitoren e parë këtë edicion duke përmbysur rezultatin përballë Spezias, me rezultat 2-3.

Moise Kean kaloi në epërsi Zonjën e Vjetër në minutën e 28, për ta barazuar rezultatin 5 minuta më vonë Gyasi për rezultatin e pjesës së parë.

Në minutën e 49 Antiste kaloi në epërsi vendësit, por Chiesa në minutën e 66 dhe de Ligt në minutën e 72 i dhanë fitoren Juventusit.

Me këtë fitore Juventus ngjitet në pozitën e 12, me 5 pikë në po aq ndeshje.