75 Mall Live Search
15:40 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Juve tregon vendimin për Khediran

Juventusi ka vendosur mos ta shesë këtë verë mesfushorin, Sami Khedira.

Ka pasur shumë spekulime që “Zonja e Vjetër”, nuk po e dëshiron në ekip gjermanin, transmeton KosovaPress.

Khedira luajti shumë mirë në ndeshjen kundër Atletico Madridit, kjo gjë ka bërë që Maurizio Sarri të ndërroj mendim dhe t’i jap një shans gjermanit për të luftuar për një vend në ekipin e parë.