Juve vazhdon pa humbje në Serie A, Ronaldo thyen një rekord
Juventus ka fituar si mysafir i Sassuolos me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A duke vazhduar serinë e gjatë pa humbje në ligë.
Serinë e golave e hapi Sami Khedira, duke kaluar Juven në epërsi në minutën e 23-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Cristiano Ronaldo me një gol me kokë në minutën e 70-të. Portugezi bëhet futbollisti i parë i Serie A që arrinë të shënoj nëntë gola radhazi si mysafir.
Rezultatin e vulosi Emre Can në minutën e 86-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Juve është e para me 63 pikë, 11 më shumë se Napoli në vendin e dytë. /IndeksOnline/