75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / kutia

Juventus arrin marrëveshje me Suarezin, pret konfirmimin e Barcës

Luis Suarez dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për të bashkëpunuar në tri vitet e ardhshme.

Uruaguainiani ka rënë dakord që të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me Zonjën e Vjetër dhe do të përfitoj 10 milionë euro në sezon.

Suarez nuk është në planet e Koeman dhe Serie A është destinacioni i tij i ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Por për të marrë shërbimet e sulmuesit, Juventus tani duhet të përfundoj marrëveshjen me Barcelonën.

Lojtari ka vetëm edhe një vit në kontratë dhe Barcelona nuk dëshiron ta lëshoj falë.

Në rast që marrëveshja mes klubeve dështon, atëherë Juventusi si alternativë të dytë e ka Edin Dzekon. /IndeksOnline/