75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Juventus bënë ofertën e parë zyrtare për De Ligt, larg asaj që kërkon Ajax

Juventusi ka bërë një ofertë fillestare për kapitenin e Ajaxit, Matthijs de Ligt me vlerë prej 65 milionë euro.

Sipas ofertës së parë, Ajax do të fitoj 55 milionë euro ne fillim dhe 10 të tjerë në formë të bonuseve, shkruan Indeksonline.

Megjithatë skuadra holandeze kërkon 75 milionë euro për mbrojtësin e tyre, shumë që PSG është gati ta paguaj.

Juventus ka një marrëveshje me agjentin e lojtarit, ku ka përgatitur një pagë prej rreth 12 milionë euro në sezon. /IndeksOnline/