Juventus dhe Marsejë arrijnë marrëveshje për Milik

Arkadiusz Milik zyrtarisht është futbollist i ri i Juventusit.
“zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me Olimpik Marsejën për transferimin e sulmuesit polak, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit Fabrizo Romano, kontrata tashmë është nënshkruar dhe transferimi i Milik skuadrës së Juventusit i ka kushtuar 6 milionë euro dhe 1 milionë bonuse.
29-vjeçari gjatë sezonit të fundit ishte i huazuar te Juventusi, ku regjistroi 27 paraqitje dhe shënoi 7 gola./IndeksOnline/