Juventus dhe Napoli po mendojnë shkëmbimin e futbollistëve

Juventus dhe Napoli kanë filluar bisedimet për një shkëmbim të mundshëm për dy yjet e skuadrave respektive.
Siç raporton Tuttosport bëhet fjalë për Arkadiusz Milik të Napolit dhe Federico Bernardeschi të Juventusit që sipas shumë mundësive mund të shkëmbehen këtë verë duket lënë të kënaqura të dy palët.
Bernardeschi nuk është më në planet e Juventus dhe Milik gjithashtu ka deklaruar se dëshiron një largim nga skuadra e jugut të Italisë.
Për polakun interesim të madh ka shfaqur edhe Milani që mund ta afroj në skuadër nëse Ibrahimovic largohet nga San Siro. /IndeksOnline/