75 Mall Live Search
16:49 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

Juventus dhe Szczesny arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Juventusi dhe portieri Wojciech Szczesny kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Sipas Sky Sport, polaku do të jetë pjesë e “zonjës së vjetër” deri më 30 qershor 2025, shkruan IndeksOnline.

33-vjeçari kishte kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 duke e vazhduar edhe për një vit.

Szczensky është pjesë e Juventusit që 6 sezone, ku bëri plot 216 paraqitje me fanellën bardh e zi, ku në 87 ndeshje e mbajti portën të pakrekur./IndeksOnline/