Juventus e dëshiron transferimin e Willianit
Gjiganti italianë, Juventus janë duke e vëzhguar futbollistin e ligës angleze, Willianin.
Futbollisti i Chelsea e ka vitin e fundit të kontratës së tij me klubin anglez andaj po raportohet se ai nuk do ta vazhdojë kontratën me këtë klub.
Duke e pasur parasysh dëshiren e futbollistit që të largohet, Juventusi duket se do të tentojë që ta transferojë futbollistin në vetën e ardhshme.
Willian është transferuar te Chelsea në vitin 2013 dhe tashmë ka përfaqësuar klubin në 204 ndeshje të ligës, duke shënuar 29 gola./Indeksonline/.