Juventus e ëndërron gjermanin Klopp! Por, duhet paguar 36 milionë euro për të
Trajner të modës, i zoti për lojë të bukur, i famshëm për intenzitetin e lojës, presionin, shpejtësinë, sulmin, blerjet e qëlluara, mbi të gjitha motivimin.
Kështu e përshkruajnë mediat italiane gjermanin Jurgen Klopp të cilin po e ëndërron Juventusi.
Por, për ta patur atë në skuadër është pothuajse e pamundur. Klopp ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022.
Skuadra angleze ka një shifër që duhet paguar në rast se Klopp dëshiron shkëputjen e kontratës.
36 milionë euro kushton prishja e marrëveshjes mes Klopp e Liverpoolit.
Problemi kryesor është se Klopp ka një projekt përpara me Liverpoolin tejet ambicioz, por edhe të suksesshëm./Indeksonline/