75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Juventusi nis bisedimet për shkëmbimin e lojtarëve me PSG-në

Emre Can nuk po mund të gjejë hapësira te Juventusi, që kur në krye të skuadrës është emëruar Sarri.

Ai madje u la jashtë listës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2019-20.

25- vjeçari mund të përfundojë në PSG që në afatin kalimtar të janarit, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave italiane, dy skuadrat janë duke biseduar për një shkëmbim të mundshëm gjatë dimrit.

Juve do të lejonte largimin e Emre Can në Paris në këmbim të Meunier.

Marrëdhëniet e mira të udhëheqjes së Juventusit me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo mund të lehtësojnë negociatat, me parisienët që mund të jepnin dritën e gjelbër në largimin e hershëm të mbrojtësit për të shmangur humbjen e tij si një transferim të lirë gjatë verës. /IndeksOnline/