15:49 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Juventus gjen pasardhësin e Pjanic

E përditshmja italiane “Calciomercato” ka raportuar se ylli i Chelseas, N’Golo Kante është zgjedhja e parë për ta zëvendësuar Miralem Pjanic nëse mesfushori boshnjak largohet këtë verë.

Sipas tyre agjenti i Pjanic, Fali Ramadani është duke e nxitur lojtarin për tu larguar nga Zonja e Vjetër ku mund të shkojë drejt Manchester City, Chelsea, dhe Barcelona të cilat kanë shprehur interesim për të nënshkruar me lojtarin.

Ndërkohë Kante thuhet se është zgjedhja e parë e Juventusit për ta zëvendësuar Pjanic .

Po ashtu Chelsea nuk besohet se do të pranojë ofertë nën 80 milionë euro për francezin. /IndeksOnline/

Temat: