13:31 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Juventus gjen zëvendësuesin e Alex Sandros

Alex Sandro është një ndër mbrojtësit më të kërkuar në tregun e transferimeve, me klubet si Chelsea, Manchester United dhe PSG, të cilat janë duke lojtarin nga afër për të bërë ndonjë lëvizje të mundshme.

Kjo ka bërë që bardhezinjtë të kërkojnë një zëvendësues të mundshëm dhe duket sikur ata kanë gjetur një mbrojtës në ligën portugeze.

Sipas raporteve të fundit, emri i duhur për zëvendësimin e Sandros tek Zonja e Vjetër është ai i Alex Grimaldo nga Benfica.

Juventusi duhet të paguaj një shumë prej 35 milionë eurosh për të transferuar mbrojtësin spanjoll. /IndeksOnline/

Temat: