Juventus gjen zëvendësuesin e Allegrit

Masimilliano Allegri me shumë gjasë nuk do të jetë trajner i Juventusit sezonin e ardshëm.
Drejtuesit e klubit bardhezi nuk janë të kënaqur me punën e teknikut italian, dhe janë në kërkim të një trajneri të ri, shkruan IndeksOnline.
Nëse Juventus nuk arrin të kualifikohen në finalen e Europa League dhe ta eliminoj skudrën e Sevillas në gjysmëfinale, Allegri pritet të shkarkohet nga pozita e trajnerit.
Mediat franceze tashmë kanë gjetur edhe emrin që pritet ta zëvendësoj teknikun livornez.
Sipas Le’Equipe, i preferuari i Juventus është Igor Tudor. Kroati është duke zhvilluar një sezon fantastik me klubin francez Marseille, duke u renditur në vendin e dytë të tabelës, pas PSG-së./IndeksOnline/