00:09 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Juventus i jep falë Khedirën

Sami Khedira mund t’i thotë “lamtumirë” Juventusit në merkaton e verës.

Dëmtimet e shumta që mesfushori gjerman pati gjatë sezonit të kaluar (luajti vetëm 17 ndeshje me bardhezinjtë) duket se kanë detyruar kampionët e Italisë të marrin këtë vendim.

Lojtari ka ende edhe dy vite kontratë me Juventusin, por ai mund të largohet me koston zero. Pikërisht dëmtimet e shumta mund të sjellin një marrëveshje mes klubit dhe 32-vjeçarit, që Khedira të largohet me parametrin zero gjatë verës.

Lajmin e konfirmon “Corriere di Torino”. Khedira luan prej 4 sezonesh me Juventusin dhe në 126 ndeshje ka realizuar 21 gola. Gjithsesi, duket se palët janë gati të “divorcojnë” gjatë dy muajve në vijim.