22:35 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Juventus i pamëshirshëm, shkatërron Chievon

Juventusin nuk po ka kush ta mund në Serie A. Ata pak më parë mposhtën skuadrën e Chievos me rezultat 3:0.

Braziliani Douglas Costa, hapi llogarinë e Juventusit ku shënoi në minutën e 14-të për 1:0, transmeton Indeksonline.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të, pas një asistimi të Dybalas, shënoi Emre Can për ta dyfishuar epërsinë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 53-të u akordua penalti për Juventusin por që Ronaldo nuk arriti ta konkretizoi.

Për 3:0 shënoi Rugani pas një asistimi të Bernadeschi.  Me këtë rezultat u mbyllë ndeshja.

Me këtë fitore Juventus forcon kreun e tabelës, ku pas 20 ndeshjeve ka 56 pikë. Kurse Chievo pas kësaj humbje thellon krizën e saj. Ata gjendën në pozitën e fundit me tetë pikë dhe me pak gjasa për mbijetesë./Indeksonline/