Juventus i uron sukses Edon Zhegrovës para ndeshjes me Suedinë

Klubi italian Juventus ka uruar sulmuesin kosovar Edon Zhegrova para përballjes së Kosovës me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
“Up and at ’em, Edon! Suksese Zhegrovës dhe bashkëlojtarëve të tij të Kosovës në ndeshjen e sotme kundër Suedisë,” shkroi Juventusi në rrjetet sociale, duke bashkangjitur një fotografi të lojtarit gjatë një ndeshjeje, shkruan IndeksOnline..
Ky veprim i Juventusit ka marrë dhjetëra reagime pozitive nga tifozët, të cilët e përgëzojnë klubin për mbështetjen ndaj yllit të Kosovës.