75 Mall Live Search
20:20 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / OSH

Juventus i vendos çmimin McKennie

Juventus e ka hedhur në shitje mesfushorin McKennie, duke i vendosur çmimin 30 milionë, transmeton Indeksonline.

Amerikani mund të largohet nga Zonja e Vjetër, me dy klubet e londrës që janë të interesuara për të, Tottenham Hotspur dhe Ëest Ham United.

Mesfushori 23 vjeçar është paraqitur për Juventusin në 8 ndeshje këtë edicion, por vetëm 4 prej tyre i ka filluar nga minuta e parë.