75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / MSH

Juventus i vihet pas lojtarit të Manchester Cityt

Me mungesat e mëdha që ka në mesfushës, skuadra e Juventus është hedhur seriozisht në sulm këtë merkato dimrit, për të afruar minimalja 1 lojtar të ri, në këtë repart.

Objektivi i parë ishte argjentinasi i Atletico Madrid, Rodrigo de Paul, mirëpo pas refuzimit të “Los Colchoneros”, “Zonja e Vjetër” është hedhur në sulm për një tjetër lojtar.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, rekordmenët e Italisë janë të interesuar dhe kanë nisur negociatat, me “Qytetarët” e Manchester City, për mesfushorin anglez, Kalvin Phillips, me 28-vjeçarin.

Pavarësisht se Phillips u transferua me shumë bujë në “Etihad”, nuk arriti kurrë të bëhej pjesë e ekipit titullar.

Vetë anglezi kërkon më shumë minuta në pjesën e mbetur të sezonit, për të patur mundësinë e pjesëmarrjes në Euro 2024, që zhvillohet verën e ardhshme dhe për këtë arsye kërkon me ngulm kalimin te një ekip të ri, ku përveç Juventus kërkohet me ngulm edhe nga skuadra e Newcastle.