Juventus ia ka vënë syrin futbollistit që po shkëlqen te Roma
Juventus janë ende të interesuar për nënshkrimin e Nicolo Zaniolo të Romës, edhe pse nuk kanë arritur që ta përfundojnë një marrëveshje me mesfushorin gjatë Janarit.
Sipas Calcimercatos, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici është takuar me agjentin italian të lojtarit, Claudio Vigorelli, në Madrid për të diskutuar një marrëveshje verore prej 50 milionë eurosh.
Ndërsa raportet e fundit nga Italia kanë shprehur se Roma dëshiron t’ia zgjasë kontratën Zaniolos, por ai nuk dëshiron të vendosë për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit. /IndeksOnline/