75 Mall Live Search
12:07 / E Diele, 01 Maj 2022 / MSH

Juventus ia vë syrin mesfushorit të PSG-së

Juventusi është në kërkim të përforcimeve dhe së fundmi i ka hedhur sytë nga PSG, që pritet të ketë një riformatim në verë.

Tuttosport shkruan se bardhezinjtë janë të interesuar për mesfushorin argjentinas, Leandro Paredes.

Për këtë kanë nisur edhe kontaktet e para.

Një ngërç për momentin është paga e Paredes, pasi te parisienët ai përfiton 7 milionë euro.

Juventusi ka kërkuar që ai të ulë pretendimet financiare.