09:29 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Juventus ka përfituar tashmë nga CR7, rriten dukshëm aksionet e klubit [Foto]

Raportet e lajmeve rreth transferimit të Ronaldos në Juventus janë të shumta dhe rrjedhin nga e gjithë bota.

Lajme të shumta po sugjerojnë se transferimi është shumë afër dhe ka një marrëveshje mes lojtarit dhe Juves.

Ronaldo luan në Real Madrid që nga viti 2009 dhe ideja që ta shohim me një fanellë tjetër është mjaft e vështirë.

Edhe pse portugezi nuk është transferuar zyrtarisht te klubi italian, ndikimi i tij ka filluar të vërehet.

Sipas MARCA, aksionet e klubit janë rritur 5,89% dhe vetëm një ditë më parë aksionet e ‘Zonjës së Vjetër’ u rritën për 3,2 % , që do të thotë se kapitali i klubit ka shkuar nga 665 milionë euro në 825 milionë euro.

Një analist financiar ka thënë se kjo rritje ka të bëj me lidhjen e Ronaldos për një lëvizje në klubin italian, transmeton IndeksOnline.

Ronaldo do t’i ofrojë Juventusit atë avantazh që ata kanë humbur në vitet e mëparshme në nivelin e elitës së futbollit evropian, me dy finale të humbura në vitet e fundit.

Prania e Ronaldos do të ketë një ndikim të menjëhershëm në dhomën e veshjes së Juventusit. Ai do të kërkojë gjithçka nga shokët e tij, nga bordi dhe menaxheri.

Megjithëse transferimi do të duhet të kalojë, Los Blancos janë të lumtur të pranojnë një ofertë prej 100 milionë euro për sulmuesin, ndërsa Juventusi do t’i paguajë Ronaldos së paku 30 milionë euro në vit. /IndeksOnline/