10:36 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / C E

Juventus me ofertë zyrtare për Scamacca

Juventus është në kërkim të një sulmuesi që mund të shënojë shumë dhe Scamacca është i përzgjedhuri.

Sulmuesi 23-vjeçar i Sassuolos po kalon një formë të shkëlqyer dhe është piketuar nga disa ekipe italiane. Juventus ka arritur t’i bëj ofertën e parë Sassuolos për sulmuesin italian. “Zonja e vjetër” ka kërkuar Scamaccan me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për shumën e 35 milion euro, duke i ofruar lojtarit një pagë prej 1,5 milion euro në sezon.

Sassuolo kërkon të paktën 40 milion euro për sulmuesin por gjithësesi palët janë afër marrëveshjes.