Juventus merr fitore të madhe në Ukrainë, shkëlqen Morata

Juventusi ka mposhtur Dynamo Kievin me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër shënoi fitore përkundër mungesave të mëdha si ajo e Ronaldos e De Ligt dhe më vonë lëndimit të Chiellinit gjatë ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Mungesën e portugezit në këtë sfidë e mbuloi më së miri Alvaro Morata.
Sulmuesi spanjoll shënoi të dy golat në këtë sfidë të vështirë për italianët.
Ai shënoi fillimisht në minutën e 46-të dhe më pas në minutën e 84-të.
Me këtë fitore, Juventus merr kreun e tabelës me 3 pikë derisa pret ndeshjen e orës 21:00 në mes të Barcelonës dhe Ferencvaros. /IndeksOnline/