Juventus mesazh skuadrave të mëdha: Nëse dëshiron Dybalan ja sa duhet të paguani
Paulo Dybala është ndër lojtarët më të mirë në botë. Interesimi nga skuadrat e mëdha evropiane nuk ka munguar për argjentinasin.
Duke e parë të vështirë mbajtjen e lojtarit, ekipi i Juventusit i ka vënë një çmim për të gjitha ato skuadra që dëshirojnë ta blejnë Dybalan, transmeton Indeksonline.
E përditshmja ‘Tuttosport’ shkruan se ekipi italian i ka vënë çmimin prej 100 milionë euro argjentinasit.
Përkundër kësaj ‘Zonja e vjetër’ po mundohet që të mos e shesë lojtarin. Por nëse ndodh e kundërta paratë e Dybalas do të investoheshin tek Pogba apo Mbappe.
Për Paulo Dybalan janë të interesuara skuadra si PSG, Bayern Munchen dhe Manchester City./Indeksonline/