20:00 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, zyrtarizohen datat e gjysmëfinaleve

Janë zyrtarizuar datat e dy gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Juventus-Milan do të luhet me datë 12 qershor, ditën e premte, ndërsa Napoli-Inter, do të luhet me datë 13 qershor, ditën e shtunë.

Takimi i parë në San Siro, mes Milanit dhe Juventusit, u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 dhe skuadra e Sarrit shihet favorite për të arritur në finale, për shkakun se luan në shtëpinë e saj dhe ka shënuar në fushë kundërshtare.

Ndërsa sfida e parë mes Interit dhe Napolit, u mbyll me shifrat 0-1 në favor të napolitanëve, falë një supergoli të shënuar nga Fabian Ruiz.