Juventus – Milan, publikohen formacionet zyrtare

Sonte rikthehet futbolli italian, me ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërmjet Juventusit dhe Milanit.
Kuqezinjtë nuk e kanë mposhtur Juventusin në Torino që nga marsi 2011, kur fitonin 1-0, ndërsa kanë 10 humbje radhazi në Serie A.
Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey dhe Merih Demiral, shkaku i dëmtimeve do të mungojnë tek Juventusi, ndërsa tek Milani mungojnë emra të rëndësishëm si Ibrahimovic e Theo Hernandez për shkak të kartonave.
Juventus: Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo.
Milan: G Donnarumma: Conti, Kjaer, Romagnoli, Kalabria; Kessie, Bennacer; Paqueta, Calhanoglu, Bonaventura; Rebic.
Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në Sansiro ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1./IndeksOnline/