75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juventus mposht Leverkusenin, Icardi i sjell fitoren PSG-së

Juventusi ka mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për Zonjën e Vjetër i realizuan Higuain (17′), Bernandeschi (62′) dhe Ronaldo (89′).

Juve është e para në grupin D me 4 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madrid, Lekomotiva e Moskës ka 3 pikë derisa Bayer Leverkusen është e fundit me 0 pikë.

 Në ndeshjen tjetër, PSG ka fituar si mysafir i Galatasaray me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Icardi në minutën e 52-të të ndeshjes.

PSG është e para në grupin A me 6 pikë, e ndjekur nga Club Brugge me 2 pikë, derisa Reali i Gallata kanë nga një pikë. /IndeksOnline/