Juventusi-Napoli, Ancelotti synon t’i fusë 3 mbrojtës
Të shtunën në mbrëmje, Juventusi do të ndeshet me Napolin në stadiumin Allianz, me të dyja palët duke kërkuar të vazhdojnë në rrugën e fitores.
Sidoqoftë, vetëm një skuadër mund të fitojë dhe Ancelotti shpreson se do të jetë e tij.
Menaxheri po mendon të ndryshojë formacionin për lojë, duke u rreshtuar me tre lojtarë në pjesën e prapme sesa linja konvencionale me katër futbollistë.
Nëse ndodh kështu, Maksimoviqi, do të niste përkrah Manolas dhe Koulibalyt./Indeksonline/