17:03 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juventus ndalet nga ekipi që po lufton për mbijetesë

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Lecces në kuadër të Serie A.

Ishte pikërisht “Zonja e Vjetër” që kaloi në epërsi me anë të Dybalas që realizoi nga pika e bardhë, ndërsa me të njëjtën “monedhë” ia ktheu edhe Lecce që barazoi rezultatin nga penalltia.

Me këtë barazim, Juventus dej dy pikë para Interit i cili zhvillon sonte ndeshjen ndaj Parmës dhe mund ta “okupojë” pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, Lecce me këtë barazim ngritet në pozitën e 16-të në tabelë me 8 pikë nga 9 ndeshje./Indeksonline/