75 Mall Live Search
19:38 / E Hënë, 15 Nëntor 2021 / LB

Juventus në bisedime me mesfushorin e Bundesligës

Juventus thuhet se është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria, sipas Calciomercato.

Gjigantët italianë kanë kontaktuar me agjentin e 24 vjeçarit për të diskutuar mundësin e transferimit të tij në afatin kalimtar të janarit.

Në Itali, mediat janë duke raportuar se trajneri Massimiliano Allegri e ka bërë Zakaria-n objektivin e tij numër një.

Për Zakarian përveç Juventusit, mbeten të interesuar edhe klubet angleze, Liverpool dhe Manchester City.