Juventus në Paris për t’i bërë dhuratën e madhe Sarrit
Juventus po punon për merkaton e janarit.
Bardhezinjtë, të cilët duhet të mposhtin konkurrencën e Inter-it në kampionat dhe kanë si objektiv Champions League-n, duan t’i dhurojnë trajnerit Maurizio Sarri një tjetër yll.
Zonja e Vjetër është në kërkim të një mesfushori cilësor.
Emri i parë në listë, sipas “Itasportpress”, është ai i argjentinasit Leandro Paredes, mesfushori i Paris SaintGermain.
Juventus do të kërkojë t’i bindë francezët duke i ofruar në këmbim kartonin e Emre Can.