Juventus njofton largimin e drejtorit Fabio Paratici

Drejtori menaxhues i Juventusit, Fabio Paratici ndan rrugët me klubin italian.
‘Zonja e Vjetër’ përmes një komunikate për media, bën të ditur se Paraticit i skadon kontrata në qershor dhe nuk do t’i vazhdohet.
Fabio ishte bashkuar me Juventusin në vitin 2010 nga Sampdoria, fillimisht si koordinator i zonës teknike, pastaj si drejtor sportiv.
/Indeksonline/