Juventus nuk njeh kundërshtar, fitore edhe në “Artemio Franchi”
Juventus ka shënuar fitoren e 13-të në gjithsejt 14 ndeshje këtë sezon në Serie A.
Bardhezinjtë fituan me rezulat 0-3 në transfertën e vështirë të “Artemio Franchit”, ndaj Fiorentinës, por që djemtë e Allegrit e bënë të dukej ndeshje normale.
Rodrigo Bentancour zhbllokoi sfidën në minutën e 30, falë një inkursioni personal, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Chiellini dhe Ronaldo me 11-metërsh, për të vënë në kasafortë fitoren.
Me këtë fitore, bardhezinjtë mbeten në krye, por tashmë në kuotën e 40 pikëve, plot 11 më tepër se Napoli i vendit të dytë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 10, me 18 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/