75 Mall Live Search
19:12 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Juventus pa dy titullarë ndaj Ajax-it

Juventus nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarë titullarë në ndeshjën ndaj Ajaksit, që do të luhet ditën e nesërme në kuadër të turnit të parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Chiellini dhe Can nuk ia dalin.

Mbrojtësi ka probleme me pulpën dhe sot nuk ka mundur të stërvitet me grupin për shkak të dhimbjeve, megjithëse tentoi të zhvillonte seancën.

Pozitive është se Ronaldo ka zhvilluar stërvitje të plotë dhe pritet të jetë në fushë.

Një tjetër dhimbje koke për Alegrin është se edhe Emre Çan do të jetë zyrtarisht jashtë sfidës pasi nuk ia ka dalë të rikuperohet. Juventusi humbet 2 lojtarë të rëndësishëm, por fiton atë më vendimtarin, Ronaldon. /IndeksOnline/