21:13 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Juventus pas Inzaghit, me të vjen edhe ylli i Lazios

Juventus është shpallur kampion i Italisë për herë të tetë radhazi.

Por pas këtij triumfi, Zonja e Vjetër ka ndarë rrugët me trajnerin Massimiliano Allegri, shkruan Indeksonline.

Juve tash është duke kërkuar një zëvendësues të tij dhe një emër që po përmendet është ai i Simone Inzaghit.

E mira e kësaj është se trajneri aktual i Lazios në “Alianz” mund të vij së bashku me futbollistin e tij më të mirë, Sergej Milinkovic-Savic.

Megjithatë, Claudio Lotito, sipas “tuttomercatoweb”, nuk ulet poshtë 120 milionë eurove. Vetëm nëse vetë serbi kërkon largimin personalisht! /IndeksOnline/