75 Mall Live Search
12:45 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Juventus përgadit super ofertë për Donnarumma

Gianluigi Donnarumma është në fokusin e gjigantit italian, Juventusit madje raportohet që është duke u përgaditur një super ofertë për portierin.

Kontrata e portierit me Milanin do të përfundojë në vitin 2021 dhe që tani janë shfaqur vështirësi që ai të mbetet në këtë skuadër, pasi që Donnarumma kishte refuzuar një pagë prej shtatë milionë euro.

Mirëpo Juventus edhe pse ka vazhduar kontratën me Szczesny ata prap po e dëshirojnë transferimin e portierit të Milanit.

Donnarumma do të mbetet si opsion transferimi gjatë verës për Juventusin pasi këta të fundit janë duke e monitoruar situatën për vështirësinë e tij që të vazhdojë kontratën me Milanin./Indeksonline/.