Juventus refuzon të gjitha ofertat për Moise Kean, kërkon më shumë para
Juventus kanë hedhur poshtë ofertat për Moise Kean pasi ata po kërkojnë një tarifë më të lartë se sa klubet janë duke ofruar.
Sky Italia kishte pohuar më parë se Juventusi është i hapur për shitjen e sulmuesit italian nëse nuk arrijnë të shesin Gonzalo Higuain dhe Mario Mandzukic.
Klubet si Everton dhe Arsenal kanë qenë të lidhura me transferimin e lojtarit, transmeton Indeksonline.
Gazzetta dello Sport pretendon se Juventusi ka refuzuar ofertat prej 30 milion euro për klubin, por ata kërkojnë një shifër prej rreth 40 milionë euro që do t’i bindë ata për shitjen e sulmuesit. /Indeksonline/