Juventus rezervon testet mjekësore për Jonathan David

Jonathan David nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Juventusit.
Sulmuesi kanadez i cili u largua nga Lille, tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën torineze, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Juventusi ka rezervuar edhe testet mjekësore për ditën e premte.
David në Ligue 1 kaloi një periudhë të gjatë, ku zhvilloi 178 paraqitje, shënoi 87 gola dhe bëri 16 asiste./IndeksOnline/
🚨⚪️⚫️ Understand Juventus have now booked medical for Jonathan David on Friday!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 2, 2025
Here we go, revealed and confirmed since this morning. ✅🇨🇦 pic.twitter.com/OCX5xfZeeC