Juventus rikthen interesimin për mesfushorin e Realit

Juventusi është rikthyer në garë për transferimin e Iscos nga Real Madridi.
Zonja e Vjetër ka disa afate që po tenton të transferojë mesfushorin spanjoll që nuk është më në planet e Zinedine Zidanes.
Calciomercato raporton se kampioni i Serie A po e mendon seriozisht transferimin e Iscos në afatin kalimtar të ardhshëm, shkruan Indeksonline.
Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot kanë dështuar të tregojnë vetën në Torino, andaj me të përfunduar ky edicion do të shiten.
Nga largimi i tyre, Juventusi do të kishte hapësirë të mjaftueshme për të transferuar spanjollin që nuk është i lumtur më në Santiago Bernabeu.
Real Madridi thuhet se kërkon 60 milionë euro nga shitja e tij, derisa në garë për të qëndrojnë edhe skuadra nga Liga Premier. /IndeksOnline/