Juventus rinovon kontratën me lojtarin anglez

Pas paraqitjeve të mira që pati kundër Benfica në “Champions League” dhe Lecce në “Serie A”, Juventus i ka ofruar kontratë të re Samuel Iling Jr, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Kontrata aktuale e angleze me italianët skadon në qershorin e vitit 2023, ndërsa marrëveshja e re përfshinë zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2027.
Anësori anglez ishte transferuar tek ekipi i të rinjëve të Juventus nga ai i Chelsea para dy vjetëve.