Juventus – Roma, formacionet zyrtare

Njëra nga ndeshjet më të rëndësishme dhe më interesante të xhiros së tretë në Serie-A do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:30 në “Allian stadium” ku Juventusi e pret Romën.
Roma, e drejtuar nga trajneri portugez Jose Mourinho e ka nisur furishëm edicionin e ri duke arkëtuar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, kurse Juventusi ka një fitore dhe një barazim.
Vëmendja të madhe do të marr sulmuesi argjentinas Paulo Dybala i cili javë më parë braktisi Juventusin për t’u bashkuar me Romën dhe ai do të luajë nga minuta e parë.
Dybala ka bërë një reagim para kësaj ndeshje ku ka thënë se do të jetë shumë emocionale, por ka premtuar se do ta jap maksimumin për fitoren e Romës.
Këto janë formacionet e mundshme:
Juventus (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, Danilo, Bremer, Alex Sandro; Locatelli, Miretti, Rabiot; Cuadrado, Vlahovic, Kostic.
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibañez; Karsdorp, Matic, Cristante, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Abraham