Juventus, Ronaldo e meritoj çmimin lojtari më i mirë nga FIFA
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë që ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo e ka merituar çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA.
Ronaldo nuk shkoj në festë, derisa Lionel Messi e fitoi këtë çmim, transmeton Indeksonline.
Ai tha se e respektojnë Messin, por portugezi duhet ta fitojë çmimin e më të mirit nga FIFA.
“Kemi respekt për Messin, por Ronaldo e meriton këtë çmim. Sezonin e kaluar fitoi Ligën e Kombeve me Portugalinë, Superkupën dhe Seria A me Juventusin. E dimë që nuk shkoi në mbrëmje pasi nuk ndjehet mirë dhe do të shohim si do të ndjehet në vikend”, deklaroi ai./Indeksonline/