75 Mall Live Search
23:41 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Juventus shënon fitore ndaj Lazios, afër titullit të 9-të rresht

Skuadra e Juventusit ka arritur të shënoj një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen ndaj Lazios.

Skuadra e Sarrit ka arritur të triumfojë me rezultat 2:1, në këtë takim, shkruan IndeksOnline.

Dy golat për tre minuta të shënuar nga Cristiano Ronaldo i siguruan tre pikët skuadrës vendase, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Immobile nga pika e bardhë.

Me këtë fitore tanimë Juventusi ka 80 pikë, 8 më shumë se Interi dhe 11 më shumë se Lazio, dhe skuadra torineze është shumë afër titullit të 9-të rresht, kur kanë mbetur edhe katër javë për tu zhvilluar në futbollin italian./IndeksOnline/