Juventus shumë afër marrëveshjes me James Rodriguez
Juventusit duket se po i shkon mirë tregtia me Real Madridin dhe pas Cristiano Ronaldos në Torino mund të përfundojnë edhe futbollistë tjerë të gjigantit spanjoll.
Pas mbrojtësit Marcelo dhe mesfushorit Luka Modric,për të cilët është folur më herët rreth kësaj mundësie, së fundi në skenë ka dalë edhe një emër tjetër.James Rodrigez me shumë mundësi këtë verë do të transferohet te Juventusi.
Kolumbiani në pronësi të Realit, por që luan te Bayerni, nuk po gjen dot një “ishull” të qetë në karrierën e vet.Juventusi është e interesuar për lojtarin, por edhe Cristiano Ronaldo e do në skuadër. Sipas atyre që “Marca” ka raportuar Paratici ka nisur që në dhjetor interesimin për lojtarin, duke diskutuar me menaxherin e tij që është Jorge Mendes.
Menaxheri portugez ka nën mbikëqyrjen e vet Ronaldon dhe mundësitë duken të jenë të mësha, sepse vullneti është nga të gjitha palët.I ati i lojtarit, Willson Rodrigez në një intervistë për “Bild” ka thënë: “Ai ka marrë shumë oferta. James është shumë mik me Cristianon dhe do të ishte një transferim shumë i mirë për të. Siç po shoh futbollin italian dhe Juventusin do të ishte, zgjedhja e duhur”.
Të gjitha rrugët po e çojnë lojtarin në Torino, pasi edhe Douglas Costa nuk po bind këtë sezon dhe mund të shkojë te Manchester United, këtë verë për 45 milionë euro.