23:00 / E Martë, 23 Prill 2024 / Gj. Sh

Juventus siguron finalen e madhe në Kupën e Italisë

Skuadra e Juventus ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Italisë.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e sotme prej 2 me 1 nga Lazio, ‘Zonja e Vjetër’ siguroi biletën për finale në saje të fitores prej 2 me 0 nga ndeshja e parë.

Castellanos realizoi dy golat për Lazion, kurse golin e kualifikimit për Juventusin e shënoi Milik.

Juvetusi do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes së nesërme.