10:24 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Juventus siguron një tjetër talent

Juventus shikon për emra të mëdhenj në merkaton e verës por politika e klubit për të rinj të talentuar nuk ndryshon dhe emri i radhës që do t’i afrohet bardhezinjve është ai i Matias Soule.

16-vjeçari konsiderohet si një nga talentet e ardhshëm të futbollit argjentinas dhe ka refuzuar kontratën e parë si profesionist me Velez Sarsfield më të cilët u shpall edhe kampion për të rinj. Në fund të sezonit aktual, Soule pritet të firmosë për Juventusin për 5 sezone dhe fillimisht do të luajë me ekipin e të rinjve. /IndeksOnline/