75 Mall Live Search
21:37 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Juventus transferon Rabiotin pa asnjë cent

Adrien Rabiot është zyrtarisht futbollist i Juventusit.

Dita e parë si juventin e mesfushorit francez nisi rreth orës 08:30 me vizitat mjekësore në qendrën J Medical.

Pasi kontrollet përfunduan me sukses, ish-futbollisti i PSG-së u zhvendos në zyrat qendrore të klubit bardhezi, ku nënshkroi kontratë 4-vjeçare.

Rabiot ka përfituar 10 milionë euro bonus për nënshkrimin e kontratës si dhe do të paguhet 7 milionë euro neto në sezon.

Prezantimi i mesfushorit do të bëhet të martën, në orën 11:00.