Juventus triumfon me përmbysje rezultati në derbin me Torinon

Juventusi ia del të veshë bardhezi derbin e Torinos. Takimi ndaj Torinos përfundoi 2-1, me bardhezinjtë e Andrea Pirlos që siguruan tre pikë të rëndësishme në kampionat pas suksesit me përmbysje.
Goli i parë erdhi në minutën e nëntë dhe atë e gjeti Torino. Nicolas N’Koulou përfitoi nga një goditje këndi dhe mposhti polakun Wojciech Szczesny. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit granata, teksa kampionët në fuqi reaguan në fraksionin e dytë të takimit.
VAR-i anuloi një gol të Cuadrados në minutën e 57-të. Juventusi nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 77-të, moment kur amerikani McKennie realizoi me kokë.
Goli i fitores erdhi një minutë përpara fundit. Kros i Cuadrados dhe gol me kokë i kapitenit Bonucci. Një triumf i rëndësishëm në derbi dhe bardhezinjtë ngjiten përkohësisht në vend të dytë me 20 pikë.