75 Mall Live Search
23:41 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Juventus vazhdon avazin e vjetër, shënon fitore ndaj Bolognas

Juventus ka arritur të triumfojë në ndeshjen ndaj Bolognas në kuadër të javës së 27-të të Serie A-së.

Cristiano Ronaldo nga penalltia dhe Paolo Dybala me një super-gol ishin ata që ia siguruan tre pikët skuadrës së Sarrit, transmeton IndeksOnline.

Me këtë fitore skuadra e Juventusit vazhdon të  mbetet lider me 66 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Lazio e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar./IndeksOnline/